Azil-kërkuesit Shqiptarë në Britani të Madhe vetvriten, ndërkohë që qeveria Shqiptarë troket gota shampanje

Daniel Nikolla

Londër

1. Azil-kërkuesit Shqiptarë në Britani të Madhe vetvriten, ndërkohë që qeveria Shqiptarë troket gota shampanje

2. Homazhet per vet-vrasjet e paralajmeruara te bashkekombase ne Britani te Madhe. Cfare duhet te bej shteti Shqiptar ndryshe.

Sa e trishtë!

Kjo nuk është hera e parë!. Lajmi i djalit në foto i cili humbi jetën ne anijen “Bibby”, e konsideruar si “burg lundrues”, nga shumë njerëz dhe organizata është një këmbanë tjetër alarmi për atë që po ndodh me Shqiptarët.

-Sa tragjike!. Siç e pata thënë dhe në një televizion, personalisht shpresoja shumë që mos të ishte një qytetar Shqiptar!. Sigurisht çdo jetë, e kujdo në botë është e shtrenjtë.

-Kontradiktor!. U deshën shumë ditë që më në fund të dilte lajmi dhe identiteti i personit që humbi jetën në anije.

Pse?

A u mundua që të mbahej identiteti i fshehur? A ndodhi kjo pse ishte Shqiptar?. Çfarë parashikojnë marrëveshjet midis Republikës së Shqipërise dhe Britanisë së Madhe në këto raste?. A ka mbrojtje për qytetarët e Shqipërisë?.

-Shumë pyetje!. Shumë interpretime nga media Britanike dhe Shqiptare, diaspora Shqiptare dhe instancat britanike, mirëpo  asnjë reagim nga Shqipëria, qeveria e saj!.

-Diplomacia dhe Imazhi!. Sa herë janë trokitur gota shampanje në Londër, foto HD dhe fjalë të bukura?. Sa herë do vazhdojmë të dëgjojmë faktin se jemi “ambasadoret më të mirë”, ndërkohë që shumë pak, për mos të thënë asgjë, nuk po bëhet për të mbrojtur edhe shqiptarët që kanë zgjedhur të jene azil-kërkues në Britani të Madhe.

Jam krejtesisht kundër ardhjes ilegale, por kjo nuk do të thotë që njerezit të trajtohen si “kriminele” apo të nëpërkëmben kësisoji.  

-Në gjykimin tim, Qeveria Shqiptare i ka hedhur poshtë shtetasit e saj emigrantë, i ka mohuar. Mos reagimi, heshtja, flet shumë në këtë rast!

-Imazhi i Shqipërisë!.

 Përpara pak kohësh kisha një debat në Euronews. Zotëria, perveç se kishte qejf të krijonte lajm, këmbëngulte që imazhi i Shqipërisë është më i rëndësishëm se mirëqënja e shqiptarëve në perëndim. Jo tamam me këto fjalë, por rendiste imazhin, përpara mirëqenies, (shih: https://youtu.be/-6ezqhC7FGc?si=_Q9rOrYqOG76HyCD).

Tashmë që janë humbur disa jetë shqiptaresh në MB, si do ja bëj zotëria apo të gjithë që mendojnë si ai, qeveria dhe diplomacia Shqiptare në MB?.

Mendoj fort se imazhi i një vendi ndërtohet nga një sërë komponentesh. Dhe vlerash kryesore është “kujdesja ndaj njerezve”. Ato janë aseti më i madh i një vendi dhe çdo organizmi. Nëse vendosim përpara  çdo gjë tjetër imazhin e paqenë, kemi humbur rrugën dhe do nëpërkëmbemi gjithnjë!.

Qofsh i parajsës Leonard.

https://www.telegraph.co.uk/news/2023/12/17/bibby-stockholm-albanian-asylum-seeker-treated-like-animal/

https://www.theguardian.com/uk-news/2023/dec/21/suicides-of-asylum-seekers-in-home-office-accommodation-double-in-last-four-years