Dega e Partisë Demokratike-Britani e Madhe zgjerohet me Seksionin e Morden (Merton).

Të dielën e datës 12 Janar, 2025 në një mbledhje me demokratët që banojnë në Morden, rajon në jug të Londrës, u krijua Seksioni i Degës së Partisë Demokratike- Dega Britani e Madhe.

Në këtë mbledhje të demokratëve lokalë shqiptarë të këtij rajoni, pas diskutimeve dhe kërkesave ndaj të deleguarëve të Degës së Partisë Demokratike:
z. Shkëlzen Rustemaj- Drejtues i Degës ;
z. Besnik Vata – anëtar kryesie;
z. Fatjon Selimaj – anëtar kryesie.

U vendos krijimi i këtij seksioni të ri, me në krye z. Sokol Dermishaj.

Njëkohësisht ky seksion vendosi hapjen e një zyre funksionale fundjavave, që të asistojnë në procesin e regjistrimit të votuesve shqiptarë në Morden.

Diskutantët shprehën shqetësime rreth mosfunksionimit të webit/ KQZ (www.kqz.gov.al ), për t’u regjistruar, ndaj u kërkua më shumë asistencë qoftë edhe nga Tirana, për t’u mundësuar listimi sipas ligjit i votuesve shqiptarë në Britani të Madhe.

I urojmë suksese këtij seksioni, mbledhjet do vijojnë edhe në seksione të tjera.

Londër, 13 Janar 2025.