Dega e Partisë Demokratike në Britani të Madhe, u krijua më 22 janar 2017, ku një grup aktivistësh dem okratë themeluan degën në fjalë, duke zgjedhur edhe kryetarin e saj. Zgjedhjet u zhvilluan në praninë e z. Arben Ristani, ish sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Partia Demokratike në Britani të Madhe, u krijua si një domosdoshmëri e angazhimit te mijëra demokratëve të emigruar përgjatë tre dekadave të fundit. Shkaku i këtij emigrimi masiv, është shumëdimensional, siç janë kushtet ekonomike, ato politike kryesisht përgjatë qeverisjeve të ashtuquajtura të majta, bashkimet e shumta familjare, si dhe emigrimi për arsye studimore , akademike dhe profesionale.

Aktualisht në  Britani e ushtrojnë aktivitetin e përditshëm një numër shumë i madh shqiptarësh edhe pse nuk kemi një shifër zyrtare.

Domosdoshmëria e krijimit të kësaj dege, lidhet me dëshirën dhe aktivizimin qytetar të shumë demokratëve në qytete të ndryshme e kryesisht atyre  me banim në Londër.

Pjesë e kësaj strukture politike janë edhe organizatat e saj partnere me strukturim të ngjashëm si në Shqipëri, siç janë:

v   Lidhja Demokratike e Gruas-Dega Britani e Madhe

v  Forumi Rinor i Partisë Demokratike-Dega Britani e Madhe

Aktivistët dhe personalitetet më kryesore të kësaj dege ndër vite, zonjat e nderuara të lidhjes demokratike dhe të rinjtë e shumtë të FRPD-së, janë orvatur që administrimin dhe  drejtimin e degës, ta shohin më shumë si një mision kontribues për Shqipërinë e cila sipas nesh, duhet të drejtohet prej një qeverie të djathtë, kjo për dy arsye themelore:

v  Për shkak se ende në Shqipëri, nuk është vendosur plotësisht shteti demokratik, pavarësia institucionale, ndarja e pushteteve, ekonomia e tregut, pavarësia gjyqësore, administrata profesionale dhe media e lirë. Ndonëse qeverisjet e PD, arritën shumë progres, të konkretizuar me:

i)                   Anëtarësimin e Shqipërisë në KE,

ii)                  Liberalizimin e vizave

iii)                Anëtarësimin në Nato.

Qeverisjet e majta i kanë minuar këto arritje me drejtimin e tyre diletant, korrupsionin dhe keqqeverisjen, deformimin e proceseve elektorale, etj e provuar kjo me raportimet e institucioneve ndërkombëtare.

v   Gjykojmë që me një qeveri të djathtë në pushtet, do të gjejnë zgjidhjen e drejtë edhe aspektet e pazgjidhura të Çështjes Kombëtare, si:

i)                   Kontesti i kufirit detar me Greqinë

ii)                Problematikat shqiptaro-serbe në veriun e Kosovës

iii)              Integrimi i Shqipërisë në BE

iv)              Çështja  Çame

v)                Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve nëpër botë.

Historiku i Degës së Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe, ka si  bosht të saj mbështetjen e Partisë Demokratike të Shqipërisë, programin e saj të djathtë, vizionit kombëtar dhe filozofinë e saj politike. Kjo degë gjithashtu ka luajtur dhe do vijojë të luajë rolin e saj modest e sensibilizues në qarqet e politikës në Britani, rol që angazhohemi ta përsosim edhe më tej. 

 

Dega do të jetë një zë i respektueshëm, në mbrojte të interesave të Shqiptarëve me banim në Britani.

 

 

 

 

 

 

Londër, Janar 2023