Në një takim me konservatorët britanikë

Mbrëmë pata nderin të marr pjesë në një takim të konservatorëve, në cilësinë e drejtuesit të demokratëve shqiptarë të Britanisë së Madhe. Ishte një eksperiencë mbresëlënëse, pjesëmarrja në një eveniment politik ku mbizotëronte thjeshtësia dhe përgjegjësia e përfaqësuesve të popullit në Parlament.

Figurat qendrore të këtij takimi ishin znj. Gillian Keegan – anëtare e Parlamentit (MP), për qarkun e Chichester nga viti 2017. Gjithashtu ajo është një ndër figurat kryesore të partisë konservatore, si ish Ministre Shteti për Kujdesin dhe Shëndetin Mendor si dhe aktualisht Sekretare Shteti për Edukimin.

Znj. Theresa Villers – e cila është një deputete e shquar, ajo ka përfaqësuar qarkun e Barnet që nga viti 2005, si dhe anëtare e Parlmanetin Europian 1999-2005, gjithashtu ka shërbyer si Sekretare e Shtetit për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale në Mbretërinë e Bashkuar (2019-2020). Znj. Villers është një ndër emrat e mbështetur në qarqet konservatore si kandidate e mundshme për Bashkinë e Londrës.

Ky eveniment ishte një mundësi e mirë, për t’u komunikuar politikaneve të rëndësishme, vullnetin e Partisë Demokratike për të bashkëpunuar në vijimësi me konservatorët në Britani. Ato shprehën interes të informoheshin më shumë rreth problematikës së komunitetit shqiptar në Britani si dhe u përgjigjën pozitivisht interesimit tonë për të zhvilluar edhe në të ardhmen aktivitete të përbashkëta.

Shkëlzen Rustemaj
Londër,22 Mars 2023