Paketa e Emergjencës “magnet” për diasporën!

Ne kurrë nuk i kemi humbur kontaktet me diasporën, pasi në mesin e 1 milionë të larguarve në dekadën e fundit pjesa më e madhe janë mbështetësit tanë në verilindje e jug të vendit. Mes tyre kemi bashkëpunëtor të ngushtë, të cilët ato struktura që kemi pasur këtu janë përpjekur ti ngrenë në vendet e BE. Ne kemi gati paketën e emergjencës që pa më të voglin dyshim ka impakt edhe për diasporën. Së pari në Paketën e Emergjencës përfshihet minimumi jetik 200 euro që përfitues janë edhe të moshuarit që kanë fëmijët në mërgim e së dyti për këdo që rikthehet në atdhe do ketë përjashtim nga taksat për të paktën 5 vite.

Besart Xhaferri