Dega e Partisë Demokratike në Britani të Madhe, u krijua më 22 janar 2017, ku një grup aktivistësh dem okratë themeluan degën në fjalë, duke zgjedhur edhe kryetarin e saj. Zgjedhjet u zhvilluan në praninë e z. Arben Ristani, ish sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Partia Demokratike në Britani të Madhe, u krijua si një domosdoshmëri e angazhimit te mijëra demokratëve të emigruar përgjatë tre dekadave të fundit. Shkaku i këtij emigrimi masiv, është shumëdimensional, siç janë kushtet ekonomike, ato politike kryesisht përgjatë qeverisjeve të ashtuquajtura të majta, bashkimet e shumta familjare, si dhe emigrimi për arsye studimore , akademike dhe profesionale.
Aktualisht në Britani e ushtrojnë aktivitetin e përditshëm një numër shumë i madh shqiptarësh edhe pse nuk kemi një shifër zyrtare.
Domosdoshmëria e krijimit të kësaj dege, lidhet me dëshirën dhe aktivizimin qytetar të shumë demokratëve në qytete të ndryshme e kryesisht atyre me banim në Londër.
Pjesë e kësaj strukture politike janë edhe organizatat e saj partnere me strukturim të ngjashëm si në Shqipëri, siç janë:
