PD e Britanisë së Madhe mbështet Emri Vatën për kreun e Bashkisë Kukës.

PD e Britanisë së Madhe mbështet Emri Vatën për kreun e Bashkisë Kukës.

Vlerësojmë se zgjedhjet e fundit në Kukës, rezultojnë si një garë elektorale me padrejtësi e pabarazi të theksuara, ku një intelektual i shquar u privua nga zgjedhjet e lira dhe korrekte, pikërisht në qytetin e tij.

Ndonjëherë e drejta triumfon, pavarësisht mjeteve e rrethanave.

Sërish kemi zgjedhje në Kukës, dihet i gjithë shteti me mekanizmat përkatës, gjysmën e të cilave i pengon kushtetuta të përzihen me politikë, do të jenë në Kukës ditën e sidomos natën, sikurse e kanë zakon të majtët.

Primaret e zhvilluara atje, të pakontestuara dhe të pranuara nga kandidatët e tyre në një takim me kreun e PD-së, Dr. Sali Berisha nxorën si fitues një nga figurat e këtij qyteti si kandidat për këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ato nuk janë të jashtëzakonshme aq për rrethanat ligjore, se sa për faktin që një nga bashkitë blu të Shqipërisë t’i kthehet ngjyrës së saj natyrale politike.

Emri Vata është kandidatura zyrtare e PD-së tashmë, dhe siç pritet do të ketë një rezultat triumfues mbi kundërshtarin.

Kush është Emri Vata ?

Vjen nga Surroj i Kukësit nga një familje që i përket shtresës së ish të përndjekurve politikë.

  • Në vitin 1989-1993, kreu shkollën e mesme në Surroj- Kukës;
  • Në vitin 1996-1997, ndoqi  Akademinë e Rendit Publik Tiranë;
  • Në vitin 1997-1998, ndoqi studimet dhe me pas mbrojtjen e  gjuhës turke, Ankara-Turqi;
  • Në vitin 1998-2002, ndoqi studimet në  Universitetin e Akademisë së Rendit, Fakulteti i Shkencave të Sigurisë, Ankara-Turqi;
  • Në vitin 2002 u diplomuar për informatikë (kompjuter) nga Ministria e Arsimit në Ankara-Turqi;
  • Në vitin  2002, mori titullin “Oficer i Lartë Policie”, Ankara-Turqi.

z. Vata ka një kontribut shumëvjeçarë në strukturat e rendit dhe të sigurisë:

  • Në vitin 2002 është emëruar “Specialist i Policisë Kriminale në Zyrën Rajonale të Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës”;
  • Në vitin 2004, është emëruar në detyrën e “Kryekontrollorit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, në Seksionin e Policisë Kufitare&Migracionit të Komisariatit të Policisë Kukës;
  • Në vitin 2006, është emëruar në detyrën e Shefit të  Sektorit Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Po në këtë vit është komanduar e me pas emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër;
  • Në vitin 2007,  është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Delvinë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë;
  • Në vitin 2007, është emëruar Drejtor Policie në Qarkun Korçë;
  • Në vitin 2009, është emëruar Drejtor Policie në Qarkun Gjirokastër;
  • Në vitin 2011, është emëruar Drejtor Policie në Qarkun Elbasan;
  • Në vitin 2012, është emëruar Drejtor Policie në Qarkun Durrës.

Pas rikthimit në pushtet të socialisteve, policia iu nënshtrua një procesi ndryshimesh diletante, politike dhe krahinore. Autori i këtyre ndryshimeve më pas përfundoi në burg, kjo vetëm sa për të sqaruar opinionin, rreth vizionit të tij.

Sa për t’u justifikuar përpara monitoruesve ndërkombëtare, si Emriu ashtu dhe kolegët e tij, emra të spikatur të organeve të rendit, u transferuan si lektorë pranë Akademisë së Rendit, e më pas ndaj tyre u kërkua ulja në gradë një kërkesë që u konsiderua fyerje për titujt e marrë me sakrifica dhe Emri Vata u dorëhoq qysh atëherë nga funksionet.

Në vijim z. Vata u angazhua në politikë, në vitin 2015 ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë Kukës.

Me mbarimin e primareve ai u tregua i matur si me rezultatin ashtu edhe në frymën bashkëpunuese me kandidatët e tjerë, sjellje që do t’i sigurojë atij mbështetjen e secilit prej pjesëmarrësve në garë.

A është Kukësi në sprovë politike ?

Po, Kukësi është në sprovë politike e ndoshta dhe historike, Bashkia duhet t’i rikthehet Partisë Demokratike, në vijim të traditës patriotike të kësaj zone, përndjekjeve që baballarët e të majtës i kanë bërë qarkut, si dhe një vizioni shprese për të rinjtë që nuk mendojnë gjë tjetër përveçse të lënë qytetin.

Partia Demokratike-Dega, Britani e Madhe, i thërret ndërgjegjes së çdo kuksiani, (votues në Kukës), që ditën e zgjedhjeve brenda mundësive t’i sakrifikojnë 48 orë nga koha e tyre, për të shkuar në vendlindje dhe për të mundësuar me votën e tyre, rotacionin politik atje.