Miq të nderuar,
Sulmi terrorist në Izrael, që i morri jetën 700 civilëve të pafajshëm, la mijëra të plagosur dhe qindra të rrëmbyer, është një akt i tmerrshëm terrorizmi që ka shokuar gjithë botën. Mendjet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që kaluan një tragjedi kaq të rëndë me përmasa të paparashikueshme më parë.
Grupi terrorist i Hamasit jo vetëm që ka kryer një akt tjetër makabër që i përngjan 11 shtatorit në SHBA, por ka kërcënuar mbi të gjitha stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën.
Pas këtyre sulmeve është e qartë që janë Irani dhe Rusia si sponsorë kryesorë të terrorizmit botëror.
Marrëveshjet e Abrahamit të vitit 2020 ishin një sinjal shumë pozitiv për paqen dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme, me efekte ne të gjithjë botën, madje edhe me njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Lufta në Ukrainë, akti terrorist i 24 shtatorit në Kosovë si dhe sulmi i djeshëm terrorist në Izrael, janë sinjale alarmi për të gjithë botën, se terrorizmi tashmë nuk njeh kufij dhe mund të penetrojë lirshëm në çdo vend sado i fuqishëm të jetë.
Mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe siguria rajonale janë sot të pashmangshme në këtë kohë të trazuar turbullirash gjeopolitike që jetojmë, ku balanca e fuqive duket se tashmë është prishur dhe bota po shkon drejt një rendi të ri.
Shqipëria si anëtare e NATO-s është më e mbrojtur në aspektin e sigurisë, por në të njëjtën kohë e brishtë për arsye të krimit transnacional, korrupsionit të pafre dhe lojërave për interesa të vogla personale dhe meskine që bën qeveria aktuale.
Kosova është më e rrezikuar se kurrë dhe për këtë duhet të mbështesim me gjithë forcën tonë Kosovën dhe të jemi sy hapur ndaj çdo kërcënimi që vjen nga Serbia e cila vazhdon dhe ushqen terrorizmin dhe do të tentojë përsëri të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin. Rusia kërkon fronte të reja, që të ketë frymëmarrje në Ukrainë.
Ne duhet të mbetemi të bashkuar drejt aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe perëndimin, dhe ndërkohë duhet urgjent të marrim masa për mbrojtjen dhe sigurinë mbarëkombëtare.
Marre nga Muri i FB Nga Edith Harxhi
