Nga Meriman Braha-Londër
Takimet elektorale të Dr. Admir Sinamatit në Britani të Madhe.
Kandidati i Partisë Demokratike për Kukësin Dr. Admir Sinamati, zhvilloi dy takime në Britani të Madhe me komunitetin kuksian, me drejtues të Partisë Demokratike-Dega Britani e Madhe, dha një intervistë për Alb TV, si dhe shkëmbeu mendime rreth projektit të tij politik për Kukësin.
Takimi i parë u mbajt në Birmingam me datë, 8 Prill , 2023 ndërmjet orës 14:00-18:00 në “Piccadilly Event”.

Bashkëbisedimi i Dr. Sinamatit në Birmingam
Takimi i dytë u mbajt në Londër-në “Saray
Events”, me një prani të madhe qytetarësh kuksianë.

Takimi i Londrës zgjati rreth katër orë, ai u karekterizua nga një interesim i shtuar i pjesëmarrësve. Pas fjalës së hapjes, drejtuesi i PD-për Britaninë e Madhe , z. Shkëlzen Rustemaj, mbajti fjalën e mëposhtme:
“Të nderuar vëllezer e motra nga Qarku i Kukësit,
I nderuar z. Sinamati
Sot është një ditë e bekuar dhe si e tillë, është një ogur i mirë e për punë padyshim të mira. Kukësi e ka një shans te dera, si asnjëherë tjetër ka një kandidat të përzgjedhur nga vetë demokratët.
Një djalë qytetar, intelektual dhe veprimtar politik me nerv.
I nderuar z. Sinamati-ktheje Kukësin në rrugë të mbarë;
- Hiqi ato pengesa turpi në rrugën e Kombit, në bashkëpunim me qeverinë e PD nesër ;
- Krijoni një zonë ekonomike me Has, Tropojë e Gjakovë;
- Riktheja universitetin Kukësit;
- Lehtëso investimet e emigrantëve;
- Punëso në Bashki elitën e inxhinierëve, juristëve, ekonomistëve, etj;
- Organizo panairet lokale;
- Negocio me investitorë të huaj;
- Binjakëzo Bashkinë me të tjera Bashki, përfshi dhe ato në Britani, ku vepron një komunitet kaq i madh nga Kukësi.
- Rindërto infrastrukturën lokale, etj.
Ne i presim këto shërbime, e nga ana tjetër detyra jonë është të mbështesim me votën tonë, me komisionerë, me vëzhgues, etj.
Kuksianët e kanë dëshmuar burrninë e tyre në këto vite, me mbështetjen e dhënë Partisë Demokratike, Dr.Sali Berishës dhe çështjes kombëtare, dihet vëllapritja e shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit, dihet martirizimi i Havzi Nelës për fjalën e lirë, etj, etj.
Ndaj dhe Partia Demokratike numrin dy të saj ka Flamur Nokën nga Kukësi, njeri që nuk u struk si kolegët në rehatinë e postit, por iu bashkua Dr. Berishës në reformimin e Partisë.
Rroftë Sali Berisha !
Detyra jonë këtu në Britani është që secili që i ka mundesitë juridike dhe ekonomike me 13-14 maj të jetë në Kukës, për ti dhënë votat këtij intelektuali që nderon çdo kuksian.
Drejtimi i Bashkisë nga z. Sinamati, do kthejë shpresën e ndalë mashtrimet Ramoiste, si ai i areoportit që me bujë ua premtoi emigrantëve.
Zoti e bekoftë Kukësin, Shqipërinë dhe PD-në.
Fort i nderuar kryetar, dalsh faqebardhë në zgjedhje dhe në drejtimin e qytetit.”

Shkëlzen Rustemaj
Më pas e mori fjalën aktivisti i njohur në Britani të Madhe, Dr. Milaim Nela, i cili nënvizoi dimensionin akademik të kandidatit Sinamati. Ai i cilësoi këto zgjedhje si ndoshta më të rëndësishmet që nga viti 1991, me të cilat synohet rrëzimi i sistemit mafioz që ka shkaktuar shpopullimin masiv.

Dr. Nela i uroi z. Sinamati që ta fillojë mandatin si kryetar i Bashkisë Kukës dhe ta përfundojë si kryetar i Bashkisë Lumë, pasi ajo trevë ka një histori me peshë kombëtare. Emigrantëve të pranishëm u bëri thirrje që të sakrifikojnë sipas mundësive dy-tre ditë për të udhëtuar e votuar në Shqipëri.
Takimi vijoi me fjalën e detajuar të Dr. Sinamatit, i cili pasqyroi situatën e vështirë politike në Shqipëri, keqqeverisjen e vendit sfidat ku kishte kaluar Partia Demokratike vitet e fundit, etj.

Dr. Sinamati gjatë prezantimit të programit.
Ai shtjelloi programin për Bashkinë Kukës, duke u fokusuar:
- zhvillimin infrastrukturor-lidhjen me rrugë automobilistike të qytetit me fshatrat dhe në një fazë të dytë me bjeshkët;
- Restaurimin e kullave dhe kthimin e tyre në asete biznesi;
- Ofrimi i shërbimeve për secilin kuksian, me banim aty, apo me origjinë nga kjo trevë;
- Mbajtje të ngushtë kontaktesh me diasporën kuksiane dhe konsiderimi i lehtësirave për investimet e tyre në Kukës;
- Marrja e masave urgjente sa i takon Bashkisë, për një shërbim spitalor normal dhe trajtimin social në tërësi;
- Sigurimin e një trajtimi të balancuar financial nga qeveria qëndrore;
- Rivlerësim i pronave të shfrytëzuara nga shteti për nevoja të ekonomisë kombëtare;
- Gjetja e rrugëve utilitare për shfrytëzimin e resurseve natyrore të Kukësit.
Prezantimi i tij ishte i gjatë dhe i imtësishëm, gjë që shtoi interesimin, për pyetje nga komuniteti kuksian.
Dr. Sinamati në mbyllje të takimit u përshëndet individualisht me të pranishmit.
Londër, 9 Mars 2023.



