Anëtarësim me bindje e dyer të hapura në PD.
Takimi për muajin mars 2024, ishte frutdhënës dhe motivues. Nisim kështu procesin e antarësimeve të reja, me fokus në qarqet studentore e intelektuale në Britani të Madhe, me devizën “antarësim me bindje dhe dyer të hapura në PD”.
Me shpërndarjen e formularëve të rinj, merr jetë dhe realizohet një pikë tjetër e planit të punës për vitin 2024, fuqizimi dhe ngritja e seksioneve të reja, në të gjitha ato distrikte ku banojnë shqiptarë, si dhe në ato universitete ku studiojnë shqiptarë.
Qarqet e nënpunësve, intelektualëve dhe aktivistëve të shquar shqiptarë do u adresohen gjithashtu ftesa, për t’ u bashkuar me ne. Duke nënvizuar sërish devizën e mësipërme:
“Anëtarësim me bindje e dyer të hapura në PD “. Grupet e punës të ngritura për këtë qëllim, konfirmuan nisjen e punës. Njëherazi po diskutohet një plan pune së bashku me Departamentin e Marrëdhënive me Jashtë në PD, për të qënë më efektivë dhe për të KRIJUAR një klimë bashkëpunimi me Partinë Konservatore britanike, në terma konkretë.
Diskutimet ishin të hapura edhe sa u takon zhvillimeve të fundit në PD, veçmas për rikthimin e deputetëve në grupit parlamentar dhe në selinë e PD, prej edhe nga ata i kishin fituar këto mandate. Siç theksoi një aktivist i kryesisë, “njeriu edhe gabon”, por i ka mundësitë për të ndryshuar.
Mbetemi besimplotë se shumë të rinj shqiptarë me banim në Britani, do i bashkohen degës tonë në muajt në vijim.
Londër, Mars 2024.















