Pas pjesëmarrjes në aktivitetin e konservatorëve britanike në mars 2023, vijojmë konsolidimin e bashkëpunimit me deputetë e funksionarë të Partisë Konservatore Britanike, (https://www.conservatives.com).
Më 14 qershor 2023, drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Britani të Madhe i shoqëruar nga zonja e tij ishin të ftuar në darkën e punës të organizuar nën kujdesin e ish ministres Theresa Villers (Member of Parlament-MP) dhe Rt Hon Kemi Bodernoch (MP).
Takime të tilla janë tradicionale për konservatorët anglezë, ato kanë qëllim aktivizimin e personaliteteve në prag fushatash si dhe konsolidimin e lidhjeve me komunitete të ndryshme.
z. Shkëlzen Rustemaj, Drejtues i Degës së PD në Britani të Madhe, në komunikimin që pati me ta ngriti disa çështje:
– Situatën e emigracionit shqiptar në Britani, për të cilën deputetet kërkuan informacione më të detajuara, veçmas sa i takon arsyeve reale të emigrimit masiv;
– Zgjerimin e marrëdhënieve të Partisë Konservatore me Partinë Demokratike të Shqipërisë;
– Mundësimin e kontakteve më të shpeshta, përfshi trajnime, worshope e deri gjetjen e mundësive për specializime për të rinjtë e PD, pranë strukturave të Partisë Konservatore.
Deputetet e mirëpritën ftesën e z. Rustemaj që të marrin pjesë në organizimet e zgjeruara të Degës së PD në Londër, si dhe të jenë më të vëmendshëm ndaj problematikave që mbart politika shqiptare.
Aktiviteti shërbeu për të takuar edhe shumë përfaqësues me peshë të komuniteteve të tjera dhe për të bashkëndarë me ta mendime dhe opinione mbi situatën politike në Shqipëri.
Dega e PD në Britani të Madhe, angazhohet për të konsoliduar këto marrëdhënie si dhe për të qenë një urë bashkëpunimi ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Konservatore Britanike, si mbartëse të së njëjtës filozofi politike.
Londër, qershor 2023







