Ju drejtohem me mirënjohje dhe respekt të thellë, si njëri prej jush, juve që e mbani Shqipërinë në zemër kudo që jeni, si në tokën tonë të dashur ashtu edhe jashtë saj, ku shumë prej jush keni ndërtuar një jetë të re pa harruar kurrë rrënjët tuaja.
Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për ne shqiptarët që jemi në emigrim.
Vendi ynë po përjeton ditët më të errëta të historisë së saj.
Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka pësuar një transformim të dhimbshëm: korrupsion të shfrenuar, mungesë të sigurisë juridike, fizike dhe sociale, humbje të besimit te institucionet, dhe si rrjedhojë një emigracion masiv, kjo e shtrënguar nga politikat agresive patronazhiste që të zbraz komunitetet tona dhe shuan të ardhmen e secilit prej nesh duke na degdisur nëpër botë. Rama nuk është thjesht një politikani më i keq në historinë e shtetformimit shqiptarë, por ai është mishërimi i një sistemi autokratik i ndërtuar mbi krimin dhe korrupsionin, dhe si i tillë i shurdhër ndaj nevojave të vërteta të popullit. Çdo njëri prej nesh i ka parë dhe po i sheh e mbi të gjitha po i vuan pasojat e pushtetit absolut të tij
Por ka shpresë…
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, është e angazhuar për kthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë, drejtësisë dhe progresit. Me mbështetjen tuaj, ne mund të ndalojmë këtë hemorragji të emigrimit dhe të ndërtojmë një Shqipëri që ia vlen të jetosh, dhe të krijosh një familje. E kush më mirë se ne emigrantët e njeh se Shqipëria është vendi më i bukur në botë, ku ja vlen të jetohet nëse në të ka siguri juridike, fizike dhe sociale, tre shtylla të cilat mund të rikthehen në vendin e tyre vetëm me forcën dhe vullnetin për të çrrënjosur krimin korrupsionin dhe drejtimin autokratik që kanë kapur të gjitha pushtetet dhe që me një drejtësi të pilotuar i japin të drejta krimit dhe kriminelëve dhe kërkojnë që të mbajnë nën supresion opozitën dhe njerëzit e ndershëm.
Shqipërisë tonë i duhen tre shtyllat për tu kthyer atje ku dëshirojmë të gjithë ne;
1. Siguria juridike
Është e pamundur të ndërtohet një komb i begatë pa një shtet ligjor të fortë dhe të pavarur. Partia Demokratike është e angazhuar për reformimin e sistemit të drejtësisë, eliminimin e korrupsionit dhe garantimin që ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Me drejtësi transparente, më në fund shqiptarët do të mund t’u besojnë institucioneve dhe të ndihen të sigurt në vendin e tyre. Mjaft drejtësi nën dirigjimin e krimit të organizuar !!!
2. Arsimi
Asnjë vend nuk mund të ketë të ardhme pa një sistem arsimor solid. Ne jemi të përkushtuar të investojmë në shkolla dhe universitete, të përmirësojmë cilësinë e arsimit dhe të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë. Ne nuk duam që fëmijët tanë ta shohin emigracionin si të vetmen mënyrë për të realizuar ëndrrat e tyre. Dhe kjo realizohet duke larguar patronazhistet e rilindjes dhe duke i ofruar oportunitetet më të mira çdo profesionisti që dëshiron të kontribuoj në këtë sektor.
3. Siguri për një jetë dinjitoze dhe një sistem shëndetësor të aksesueshëm për të gjithë. Nuk është e lehtë, sepse është degjeneruar ky sistem kryesisht në këto 12 vjet, nën petkun e “shnetësisë falas”, por një vendosmëri e hekurt do i kthej bluzave të bardha dinjitetin dhe qytetarëve shërbimin. Çdo qytetar shqiptar meriton një jetë të sigurt, me akses në kujdesin mjekësor cilësor, dhe shërbime thelbësore të sigurta. Plani ynë parashikon një sistem të reformuar të kujdesit shëndetësor, me burime adekuate dhe profesionistë të mirë trajnuar, të aftë për të garantuar kujdes për të gjithë, pavarësisht nga statusi i tyre ekonomik, sepse Shqipëria është e shqiptarëve.
Mbështetja e Partisë Demokratike nuk është vetëm një votë kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Është një votë për të ardhmen, për një Shqipëri që është e qytetarëve të saj, jo e një elite të korruptuar e kriminale.
Juve që jetoni në kudo në botë, ju them: vota juaj vlen. Mos lejoni që fati i Shqipërisë të vendoset pa ju. Vota do të thotë të kontribuosh në rilindjen e vendit tonë, duke lejuar familjet të qëndrojnë të bashkuara, të rinjtë të gjejnë mundësi në shtëpi dhe të gjithë ne të jemi krenarë për rrënjët tona.
Së bashku ne mund ta bëjmë atë.
Një Shqipëri e sigurt, e begatë dhe e drejtë nuk është një ëndërr, por një synim që mund ta arrijmë me vendosmëri dhe unitet. Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë gati të udhëheqin këtë ndryshim, por për ta realizuar këtë , partia demokratike ka nevojë për ju.
Në maj për herë të parë, me këmbënguljen e Partisë Demokratike, është bërë e mundur që të votojmë të gjithë shqiptarët që janë mbi moshën 18 vjeçare dhe që janë në emigrim. Për ta bërë një gjë te tillë ju duhet të regjistroheni në https://pd.al/ për ta bërë të mundur votën tuaj në 11 maj.
JU KUJTOJMË SE KY REGJISTRIM DUHET TË BËHET NGA DATA 11/01/2025-11/03/2025
Ta kthejmë votën tonë në një votë proteste dhe shprese.
Zoti i bekoftë shqipetarët kudo që janë,
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Shkruan : Ilir Pecnikaj
